Lajme

Vërshimet në Kosovë/ Behgjet Pacolli kërkon ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 20 January 2023

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, ka dalë me një kërkesë për miqtë e tij biznesmenë, shkruan Gazeta inFokus.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është aktivizuar fondacioni “Behxhet Pacolli”, duke kërkuar nga ata që kanë mundësi të bëhen pjesë për t’i ndihmuar familjet që janë prekur nga vërshimet.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Të dashur miq,

Të dashur njerëz të vullnetit të mirë, Jam jashtëzakonisht i shqetësuar ( jam mëse i bindur poashtu që edhe ju jeni të shqetësuar) për pasojat e vërshimeve që ndodhën në orët e fundit në Kosovë.

Por nga ana tjetër jemi të lehtësuar dhe falenderojmë Zotin e madherishem që dëmet u limituan vetëm në dame materiale dhe jo nē humbje jetësh.

Kur flasim për dëmet, ato janë të mëdha… vërshimet u morën shumë familjeve çdo gjë që patën.

Në këtë situatë, duhet të ndihmojmë! U bëj ftesë …të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit,…atyre që kanë mundësi dhe…njerëzve të vullnetit të mirë, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfar shume, të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaqme bankare me nr:

XK 1401000000912949

me emërtimin

“Vërshimet e Janarit 23″

Në këtë kontekst, bëj thirrje edhe njëherë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, miqt e mi nga sfera e biznesit nga Kosova, Shqiperia dhe Diaspora që të bëhemi bashk dhe tu dalim në ndihmë njerëzve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë.

Për informata dhe paralajmerime të donacioneve të juaja është aktivizu nr i Ëatsap dhe Viber +38344183582

Nje komision i posaqem do te menaxhoj me shume kujdes dhe vemendje procesin e ndihmave tona!

onacionet nuk do te mbesin anonume!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera