Lajme

Vërshimet, Haradinaj: Formoni Fondin Emergjent!

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 20 January 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vërshimet në Kosovë kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e prekur nga këto vërshime kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

“Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Vërshimet në Kosovë, tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar. Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën.

Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat.

Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.

Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera