Vendorë dhe ambasadorë të BE dhe SHBA: Mos e amnistoni Serbinë nga krimet e luftës
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 27 December 2017
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk kanë të drejtë as morale e as politike që të kërcënohen me izolim të Kosovës nëse kërkesat tona bëhen për plotësim të ligjit për gjykatën speciale, e jo ashtu siç po kërkohet aktualisht : shfuqizimi i saj. Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet, pavarësisht se çfarë thonë ambasadorët perëndimorë, sepse e drejta është në anën tonë.
Qasje krejtësisht e gabuar dhe e mbrapshtë ndaj gjykatës speciale po mbizotëron nga të gjithë, edhe nga vendorët e edhe nga ambasadorët perëndimorë.
Qasja duhet të jetë kjo: që ligji për gjykatën speciale të plotësohet, sepse të amnistosh Serbinë dhe kriminelët e saj është poshtërim i jashtëzakonshëm ndaj vet Kosovës dhe poshtërim i afro 13,000 të vrarëve , viktimave civile shqiptare dhe 20,000 femrave të dhunuara nga kriminelët e Serbisë dhe shteti serb.
Por, për fat të keq askush nga palët vendore në Kosovë dhe ambasadorët perëndimorë nuk e qan kokën, hiç fare, për krimet e Serbisë, e cila tash e sa kohë po përkëdhelet nga BE dhe SHBA tej mase që të shkëpusë lidhjet me Moskën dhe të heq dorë nga kërcënimet për destabilizim të rajonit.
Në Kosovën e hutuar e të stërmbushur me inate personale e interesa partiake, vendorët janë ndarë në dysh ; njëra palë është e shtyrë nga ish-krerët e UÇK-së dhe po kërkon shfuqizimin e gjykatës speciale, publikisht, për të shpëtuar kokën e pikërisht të njëjtëve. Por kjo kërkesë e tyre në thelb e ka shantazhin ndaj BE-së me destabilizimin e Kosovës dhe ajo tingëllon kështu : po na morët në Hagë, do të digjet Kosova.
Pala e dytë, lutet që kjo gjykatë t’ua largojë nga skena politike kundërshtarët e tyre, pra ish-krerët e UÇK-së, e t’ua lehtësojë marrjen e pushtetit. Sikur të ishin të sinqertë krerët kryesorë të kësaj pale, ata nuk do të ishin futur asnjëherë në qeveri koalicionesh me ish-krerët UçK-së deri më tash.
Që të dy këto palë, interesin e vërtetë e kanë pushtetin dhe interesin personal.
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe ai i SHBA-së, dhe këto dy palë vendore, pra, që të gjithë e kanë një gabim të madh të përbashkët : që të gjithë po e amnistojnë Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet, pavarësisht se çfarë thonë ambasadorët perëndimorë, sepse e drejta është në anën tonë.
Shteti i Serbisë dhe kriminelët e saj të gjallë e të lirë, të mbrojtuar nga Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç, janë shkaktarët e gjakut të madh nëpër Ballkan të viteve ’90 dhe ata mbesin kërcënuesit kryesor ndaj BE-së për destabilizimin e rajonit, nëse Serbia do të vonohet që të anëtarësohet në BE pa u gjetur një ‘zgjidhje’ për Kosovën.
Debati i brendshëm në Kosovë duhet që të përqëndrohet, nga të gjithë, në arsyetimin pse duhet të plotësohet ky ligj. Argumentet janë në anën e Kosovës, sepse Kosova ishte viktimë, e ishte Serbia agresore në luftën e viteve 1998-1999.
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk kanë të drejtë as morale e as politike që të kërcënohen me izolim të Kosovës nëse kërkesat tona janë për plotësim të ligjit për gjykatën speciale, e jo ashtu siç po kërkohet aktualisht shfuqizimi i saj.
Ata duhet të kenë guximin e Serbisë dhe kriminelëve të saj t’ua thonë troç : do të ndëshkoheni për krimet e luftës përkundër kërcënimeve të përbashkëta të saj me Rusinë për destabilizim të rajonit.
Drejtësia selektive nuk është drejtësi, kështu na kanë mësuar BE dhe SHBA, dhe pikërisht që të dyja duhet që të zbatojnë atë që thonë. Kosova dhe viktimat shqiptare ende nuk e kanë parë me sy drejtësinë për krimet që i ka bërë Serbia gjatë luftës dy-vjeçare dhe apartheidit të viteve ’90-ta.
As BE e as SHBA, e sidomos as ne, nuk kemi të drejtë të amnistojmë Serbinë dhe kriminelët e saj.
Plotësimi i gjykatës speciale është rasti i fundit për të përmirësuar gabimin e përbashkët vendor dhe të vendeve perëndimore për krimet e luftës që i bëri Serbia në Kosovë.
E drejta është në anën tonë. Atë duhet kërkuar me ngulm që të gjitha palët vendore në Kosovë.
Shkruan Edmond Ekrem Krasniqi, Bruksel
(Autori është themelus i agjensionit të lajmeve në gjuhën angleze për Ballkanin Perëndimor the BE, dtt-net.com)
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...