Lajme

Vendimi i Qeverisë për Ligjin për Specialen, Rrahmani: Protesta dha efekt, presioni tani të jetë te Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 02 October 2026

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin Gjykatën Speciale.

Rrahmani ka thënë se ‘’protesta e dha efektin te qeveria, ajo u dorëzua’’, duke shtuar se, tani ‘’protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi’’.

Postimi:

-Advertisement-

Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!

Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër,  dhe të hidhet në votim.

Unë do të votoj PËR!

Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet.

Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy