Vendimet e Komisionit të Garave
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 February 2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça ‘89”, Arsim Islami me nr ID 00989m75 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referëve te anulimi i golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit ndihmës të portierëve, Enver Salihu me nr ID 001905m66 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referëve te anulimi i golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa –KF Trepça ‘89 e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Besa” Valdet Shoshi (motivi – fyerje ndaj referëve pas pranimit të golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa –Kf Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj KF “Llapi“ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i hyrjes së udhëheqësit të tifozëve të KF “Llapi” në fushë, i cili me fjalë fyese dhe sharje i drejtohet referit anësor B.Morina si dhe hedhje të disa gurëve në drejtim të tifozëve të KF “Drita” në min 79 e cila pati ndikim në ndaljen e lojës përafërsisht 8-10min në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF ”Drita” (motivi – hedhja e disa gurëve në drejtim të tifozëve të KF “Llapi” por kjo ka ndodhë pasi paraprakisht janë sulmuar me gurë nga shikuesit e KF “Llapi”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 dt. 27.02.2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “KEK-u“, Besart Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 000881M93 (motivi – goditje e lojtarit kundërshtar me shuplakë me qëllim në min e 90+ ne ndeshjen KF “KEK-u” – KF “Hajvalia“, e zhvilluar në Kastriot me date 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj ndihmës trajnerit të KF”Vushtrria”, Tahir Ademi (motivi – sharje dhe ofendime ndaj referit në min e 60 ku i njëjti u largua nga bankina në ndeshjen KF Vushtrria – KF Ferizaj, e zhvilluar në Vushtrri me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të “Fushë Kosova”, Faton Rama me nr lic 10 dhe nr ID 00435m93 (motivi – kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Kosova (P), e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj lojtarit të Kosovës (P), Gent Hyseni me nr lic14 dhe nr ID 003883M93 (motivi – kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Kosova (P), e zhvilluar në Fushë Kosovë, me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj lojtarit te KF “Kika “ Atdhetar Latifaj me nr lic 34 dhe nr ID 005778M95 (motivi – gjeste të pa hijshme ndaj publikut vendas në ndeshjen KF Bashkimi (K) – KF Kika, e zhvilluar në Koretin me datë 25.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – dështim ne organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të ndeshjes një person i veshur me uniform të KF Vushtrrisë godet dhe sulmon referin kryesor B.Gashi) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Të tjera
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...