Lajme

Vëmendje, nga nesër mos dilni pa zinxhirë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 14 November 2018

Që nga e enjta çdo shofer duhet të posedoj pajisjet dimërorë për automjete.

Kështu i’u bë thirrje sot thirrje vozitësve në Maqedoni, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe pse kushtet e motit ende janë stabile, megjithatë në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Dukuria e ngricës në vende të caktuara me hije, ura, mbikalime apo nënkalime është pothuajse e qartë, ndërsa gjithashtu gjithnjë më e shpeshtë do të jetë edhe dukuria e rrugëve të ngrira”, thonë nga KRSKRR.

-Advertisement-

Ndërsa dënimet për mos pajisje janë prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, përkatësisht u regjistrohen 25 pikë negative.
Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.

Për automjete motorizuese me masë mbi 3.500 kilogramë janë paraparë goma të rrotave në lëvizje me thellësi minimale të relievit prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rotat me thellësi të relievit prej minimum katër milimetrave, si dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat në lëvizje apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.
Autobusët dhe automjetet ngarkuese të cilët për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse, nevojitet të kenë pneumatikë dimërorë në rrotat lëvizëse dhe lopatë. Pneumatikë dimërorë janë ata pneumatikë të cilët në njërën anë kanë shenjën: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e fjollës së borës në mal të stilizuar me tre maje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera