Lajme

Veliu: Vetëm zgjedhjet nxjerrin vendin nga kriza

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 25 May 2018

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në tryezën e sotme të partive politike ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës është pro zgjedhjeve pasi janë zgjidhja e vetme për dalja nga kriza në të cilën gjendet vendi, shkruan Infokusi.com.

‘Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, ne mendojmë që në tryeza në fillim duhet të dakordohemi për datën e zgjedhje sepse vendi është në krizë dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje për dalje nga kriza. Dalja nga kriza janë zgjedhjet’, ka thënë Veliu.

Ai ka shtuar se në diskutimin e sotëm pat pjesë të pa pranueshme nga LDK.

-Advertisement-

‘Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë përpjekje për arritjen e një deklaratë të përbashkët por në formën si është dhënë në tryezë, për ne pjesë të deklaratës janë ta papranueshme.’, ka thënë ai.
Tryeza e sotme është thirr nga Vetëvendosje ndërsa morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera