Veliu: Qeveria e Kosovës sot po cenon ato marrëdhënie që dikur i ndërtoi Rugova
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 21 Janar 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një akademi përkujtimore për nder të 12 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit historit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në një fjalë rasti, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur rreth jetës dhe veprës së Rugovës. Ndërkohë, ai ka përmendur edhe punën e Qeverisë së Kosovës, që sipas tij, nuk është ajo për të cilën ka punuar Ibrahim Rugova.
Duke iu referuar çështjeve nëpër të cilat po kalon Kosova si demarkacioni, Gjykata Speciale, liberalizimi i vizave, Veliu ka thënë se ishte Rugova ai që i ka ndërtuar marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, kurse tani disa politikanë po i cënojnë ato.
“Për gati dy dekada Rugova ishte artikuluesi më i mirë në gjithë botën kundër padrejtësive që i bëheshin shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Ai krijoi lidhje të përjetshme mes popullit të saj me Evropën dhe aleatët euro-atlantik. Këto lidhje ekzistojnë edhe sot ndonëse ka tendenca të vazhdueshme brenda dhe jashë vendit për ta cënuar këtë aleancë historike. Këtë shtet e kanë krijuar gjenerata të tëra dijetarësh dhe veprimtarësh dhe nuk mund të nëpërkëmbet nga disa politikanë që njohin vetëm interesat personale, pavarësisht kostos qe bartin qytetarët e vendit. Sot Kosova është më e izoluar sesa në vitet e 90-ta kur Rugova vepronte nën regjimin serb. Dyet janë mbyllur për shkak të politikanëve joserioz dhe kauzave të rrejshme të tyre, të cilët qëllim të vetëm e kishin ardhjen në pushtet”, ka thënë ai.
Veliu e ka quajtur Rugovën njeri të epokave, i cili ishte frymëzues për liri, pavarësi dhe demokraci.
” Gjatë jetës së tij Rugova na udhëheqi me standardet më të larta në politikë, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor. Senatori amerikan thoshte se ashtu si presidenti amerikan Abraham Linkoln, presidenti Rugova është bërë njeri i epokave. Rugova ishte dhe mbetet për gjenerata të tëra, njeri i epokave…Mënyra siç qeveriset dhe drejtohet Kosova sot, është e kundërt me atë që na ka mësuar Rugova. Kosova do të zhvillohet ekonomikisht, do të forcohet sovraniteti, vetëm nëpërmjet aleancës së ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë tutje Veliu.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...




























