Veliu: Ka shenja se demarkacioni do të kalojë javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus
21:14 | 28 April 2017
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka theksuar se ka shenja se demarkacioni do të kalojë gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është duke e shqyrtuar kërkesën e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkimit të kufirit, e të cilat kanë thënë se do ta votojnë shenjëzimin e vijës kufitare me fqinjin perëndimor, nëse drafti për demarkacion që shkon në Kuvend të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.
“Qeveria është duke punuar dhe po i kryen punët dhe premtimet që i ka dhënë. Por, ajo që nuk po e kryen punën si duhet është Kuvendi i Kosovës. Në anën tjetër, e kemi një kusht të padrejtë që i është vënë Kosovës për ta marrë liberalizimin e vizave, sic është demarkacioni, e që ne duhet ta kryejmë sa më shpejt”, ka shtuar ai.
Ndryshe, marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.
Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend e ka konfirmuar për REL zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu. Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend.
Këshilltari politik i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, ka deklaruar në media se Qeveria është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të arrihen votat e nevojshme që sigurojnë kalimin e marrëveshjes.
Qeveria ka vendosur që pas tetë muajsh vonesë ta riprocedojë çështjen e shënjimit të kufirit me shtetin malazez në Kuvend.

Të tjera
-
Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë
Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton...
-
Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati
Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. ...
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...