Sport

Vedat Muriqi është kosovari i parë që ka shënuar gol në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 04 February 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është futbollisti i parë kosovar që ka arritur të shënoj gol në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi shënoj për herë të parë në ndeshje zyrtare me Lazion në duelin ndaj Atalantes, para disa ditësh.

Sipas raportimeve të gazetarit turk, Mustafa Taha, prizrenasi është lojtari i parë nga Kosova që ka shënuar në elitën e futbollit italian.

-Advertisement-

Kujtojmë Muriqi u transferua në Lazio nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës së kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera