Vdes vajza pas plagëve të marra nga zjarri në Klinë, arrestohet vëllai i saj
Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 07 September 2026
Një vajzë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, pasi një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se i kishte vënë flakën krevatit në të cilin ajo ndodhej. Rasti ka ndodhur më 6 shtator në fshatin Poterq të Klinës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas vënies së zjarrit në dhomën ku ndodhej motra e tij, i dyshuari kishte shkuar në një dhomë tjetër, ku dyshohet se kishte sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Stacioni Policor në Klinë, me datën 06.09.2026, është njoftuar se në fshatin Poterq-Klinë, një person me probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit në të cilin qëndronte motra e tij, e më pas në dhomën tjetër e ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij, të cilave u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dyja viktimat fillimisht janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, por më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Një ditë pas ngjarjes, më 7 shtator, Policia është njoftuar se vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.
“Policia është njoftuar se vajza, e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Ndërkohë, ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, i dyshuari është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po qëndron nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...































