Lajme

Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 23 January 2023

Nënkryetari i komunës së Skenderaj Sami Lushtaku ka njoftuar se ka vdekur ish ushtari i UÇK Azem Shala – Bali.

Sipas Lushtakut, Shala ka qenë edhe kryetar i nëndegës së PDK në Kopiliq të Poshtëm.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Më pikëlloi pa masë lajmi për vdekjen e mikut, bashkëluftëtarit, aktivistit politik, kryetarit të nëndegës së PDK-së në Kopiliq të Poshtëm, Azem Shala- Bali.
Bali ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, njeri i vendosur e parimor, ishte kudo ku vendi kishte nevojë. Aktiviteti i tij politik dhe kontributi i tij për qytetarët e Kopiliqit dhe zonës përreth, për PDK-në dhe për Skenderajn do të mbetet i paharruar!
Pusho i qetë Bal!
SL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera