Lajme

Vdes mjeku kosovar, shërbeu rreth 40 vite!

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 18 January 2023

Është ndarë nga jeta Dr. Emrush Hetemi.

Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.

Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës e cila shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera