Lajme

Vdes këmbësori që u godit nga vetura dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 03 December 2023

Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera