Lajme

Vdes foshnja dy muajshe në Prishtinë, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 11 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e të premtes  në Prishtinë ka ndërruar jetë një foshnje dy muajshe në rrethana ende të pa njohura.

Pas marrjes së informacionet, Policia ka treguar se kanë dalë në vendin e  ngjarjes derisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti po hetohet.

-Advertisement-

“Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull  kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera