Lajme

Vdes foshnja 9 muajshe në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 11 April 2022

Të dielën në Mitrovicë është ndarë nga jeta një fëmijë 9 muajsh.

Lajmin për vdekjen e vogëlushit e kanë bërë të ditur vetë familja, derisa prindërit së bashku me fëmijët po qëndronin për pushime në Mitrovicë.

Varrimi pritet të bëhet sot me namazin e drekës në Shipol të Mitrovicës.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë nga familja Balija:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se vdiq më i dashuri dhe i paharruari ynë

Art (Isa) Balija

(03.07.2021-10.04.2022)

Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 11.04.2022 në ora 13:00 (me Drekë) në varrezat e qytetit në Shipol .

Të pikëlluarit :

Familja: BALIJA./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera