Lajme

Vdes avokati Xhavit Haziri, familjarët: Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe krenari

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 08 April 2024

Ka vdekur avokati i njohur kosovar Xhavit Haziri.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit, të cilët janë pikëlluar nga ikja e avokatit.

I ndjeri do të varroset nesër para faljes së namazit të drekës, në fshatin Zhiti, konfirmojnë familjarët në njoftimin për vdekjen e babit, mixhës dhe gjyshit të tyre.

-Advertisement-

“Do të kujtojmë gjithmonë me dhimbje, dashuri dhe krenari, prehu në paqe më i dashuri ynë”, shkruajnë familjarët e të ndjerit Haziri.

Haziri kishte punuar gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit – Dega në Viti.

Ai kishte diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980, kurse provimin e jurisprudencës e kishte përfunduar në vitin 2002.

Ai ka punuar edhe si avokat në vitin 2001-2002 dhe më pas përsëri pati vazhduar të punoj si gjyqtar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera