Lajme

Vdes Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i MPJ-së

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 19 March 2024

Ka vdekur, Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ai ndërroi jetë të hënën, në moshën 52-vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet të enjten, në fshatin e vendlindjen Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi, në ora 15:00.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00. Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena”, shkruan në njoftimin e familjarit të tij, Ragip Rugova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera