Lajme

Vazhdon takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel, shtyhet përsëri konferenca

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 18 August 2022

Është shtyrë përsëri konferenca pas takimit në mes të kreut të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së dhe pjesëmarrjes edhe të përfaqësuesit të SHBA-së.

Në njoftimin nga faqja e BE-së thuhet se konferenca do të fillojë prej  14:15, një konferencë e cila fillimisht u shtye për në orën 13:30.

Në këtë konferencë pritet që të deklarohen përfaqësuesit e BE-së, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

“Deklarata për shtyp e përfaqësuesit të Lartë Borrell tani parashihet që do të nisë rreth orës 14:15”.

Takimi Kurti-Vuçiq nisi rreth orës 11:00 në praninë e Borrellit dhe emisarit Miroslav Lajçak.

/Gazeta Infokus/

LEXO EDHE:

Zyrtare: Zgjatet edhe për një orë takimi Kurti – Vuçiq, shtyhet konferenca

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera