Lajme

Vazhdon malltretimi i tifozëve – Nga ora 07:00 e mëngjesit duke pritur në radhë (Foto)

Autori: Sylejman Sylejmani 08:26 | 09 October 2018

Mëngjesin së martës janë krijuar sërish rradhë të gjata para pikave të Ipkos, për të blerë bileta për ndeshjen e Kosovës kundër Maltës, shkruan Gazeta inFokus.

Interesimi i kosovarëve për këtë ndeshje po del të jetë shumë i madh, pasi gjatë së hënës shumë tifozë pritën deri në tri orë pa arritur që ta blejnë biletën.

Për këtë mënyrë të shitjes së biletave, Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë shumë kritika.

-Advertisement-

Zyrtarë të FFK-së, pas shumë rasteve që ndodhën në ndeshjen e kaluar kundër Ishujve Faroe në Prishtinë, kur biletat u shitën me të madhe në të zezën, premtoi se do të punojnë që shitjen e tyre ta bëjnë online.

Megjithatë akoma nuk ka asnjë veprim në këtë drejtim. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera