Sport

Vazhdon mallkimi i Messit me Argjentinën

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 03 July 2019

Në qoshen e errët të muzeut të Lionel Messit dhe larg 34 trofeve që ai i ka fituar me Barcelonën, ndodhen nëntë zhgënjimet e pashmangshme që ai i pa përjetuar me Argjentinën.

Messi e ka fituar vetëm medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2008, por ai ka dështuar ta fitojë një trofe të madh me ekipin kombëtar argjentinas duke përjetuar zhgënjim pas zhgënjimi, më së fundmi të martën mbrëma, pasi u mund nga Brazili me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Nga Kupa e Botës 2006 deri te kjo Kupë e Amerikës, Messi është përpjekur ta frymëzojë Argjentinën por i ka munguar fati. Çfarë trondit më shumë është fakti se nga nëntë eliminimet, ai nuk ka shënuar gol në asnjërën prej këtyre ndeshjeve vendimtare.

-Advertisement-

Superylli i Barçës i ka ndihmuar kombëtares bardhekaltër të arrijë një herë finalen e Kupës së Botës dhe tri herë finalen e Kupës së Amerikës në këto vite.

Eliminimet e Messit me Argjentinën

Kupa e Botës 2006: Çerekfinale kundër Gjermanisë (humbje 5-3 në penallti)

Kupa e Amerikës 2007: Final kundër Brazilit (humbje 3-0)

Kupa e Botës 2010: Çerekfinale kundër Gjermanisë (humbje 4-0)

Kupa e Amerikës 2011: Çerekfinale kundër Uruguait (humbje 6-5 në penallti)

Kupa e Botës 2014: Final kundër Gjermanisë (humbje 1-0 në kohën shtesë)

Kupa e Amerikës 2015: Final kundër Kilit (humbje 4-1 në penallti)

Kupa e Amerikës 2016: Final kundër Kilit (humbje 4-2 në penallti)

Kupa e Botës 2018: 1/8 e finales kundër Francës (humbje 4-3)

Kupa e Amerikës 2019: Gjysmëfinale kundër Brazilit (humbje 2-0)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera