Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 03 April 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në Hagë, sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W04739. Seanca e djeshme është mbajtur në sesion privat. Sipas kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kjo gjë po bëhet për mbrojtjen e dëshmitarit, i cili është me masa mbrojtëse.

Të enjten pritet të vazhdohet sërish me dëgjimin e dëshmitarit të mëhershëm, 04739.

-Advertisement-

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, sot ajo pritet të fillojë në ora 09:00raporton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe, trupi Gjykues i përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, e planifikuar të mbahet nga 15 deri më 18 prill 2024.

Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, përcakton se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 15 dhe 16 prill, e vijuar nga Mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera