Lajme

Vazhdon dialogu, zëdhënësit e BE’së: S’mund të flasim pa dalë Borell nga takimi Kurti-Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 18 August 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që të dalë së shpejti para mediave që të deklarohet mbi rezultatet e takimit të sotëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht prononcimi ishte paraparë për orën 12:30, u shty për 13:30 dhe sërish u shty për orën 14:15. Megjithatë, as në këtë orë Borrell nuk doli.

Në konferencën e rregullt për shtyp, një zëdhënëse e BE-së bëri me dije se takimet po vazhdojnë në Bruksel, por iu bëri thirrje gazetarëve që të mos pyesin për këtë takim derisa Borrell të flasë, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Takimi mes Kurtit dhe Vuçiq do të pasohet nga një prononcim i Borrellit, i cili duhet të fillojë sapo kjo konferencë të përfundojë. Ne ju ftojmë të mos pyesni rreth takimit, i cili është në vazhdim, sepse BE do të deklarohet përmes Borrellit”, tha ajo.

Pas takimit trepalësh mes përfaqësuesve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera