Sport

Vazhdojnë telashet për Kosovën U-21, mesfushori braktis kampin dhe rikthehet në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 12 October 2020

Kombëtarja e Kosovës U-21 nesër do të luajë ndaj Andorrës U-21, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2021.

Liridon Balaj, sulmuesi i kombëtares së Kosovës U-21 ka pësuar një dëmtim në stërvitje me grumbullimin e “Dardanëve”, me ç’rast edhe iu pamundësua të luaj ndaj Austrisë U-21 të premten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ai madje ishte edhe i përzgjedhur në formacionin bazë të Kosovës U-21 nga trajneri, Rafet Prekazi, megjithatë nuk u inkuadrua fare shkaku i dëmtimit dhe dhimbjeve që ndejnte lojtari.

-Advertisement-

Ashtu siç ka raportuar mediumi “GazetaBlic Sport” Liridon Balaj nuk do të luajë nesër ndaj Andorrës U-21, pasi do të rikthehet në Zvicër tek klubi i tij FC Aarau për të vazhduar rikuperimin e tij.

Ai pritet të mungojë rreth dy javë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera