Varhelyi dhe Von Cramon nesër në Beograd, paralajmërohet presion ndaj Vuçiqit për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 29 May 2022
Të hënën, presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq, do të marrë mesazhe të drejtpërdrejta dhe të qarta nga Bashkimi Evropian për sa i përket raporteve me Rusinë dhe çështjen e dialogut me Kosovën.
Në orën 10 : 30, në Beograd, të hënën, Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, do ta takojë raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Ndërkaq, pasdite, një takim me Presidentin e Serbisë, do ta ketë edhe Komesioneri për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi.
Presidentit serb, si nga Viola von Cramon, ashtu edhe nga zoti Oliver Varhelyi, do t’i përsëritet qëndrimi i Brukselit, për t’i vendosur sanksione Rusisë dhe për të gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut me Kosovën për temat siç është energjia dhe marrëveshjet tjera të pazbatuara deri më tani.
Burime në Bruksel i thanë Radio Kosovës, se presidentit serb përgjithësisht do t’i bëhet presion për të punuar në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që në esencë ka njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Von Kramon disa herë ka shprehur qëndrime kritike ndaj Presidenti të Serbisë dhe Qeverisë së Serbisë për sa i përket Kosovës, ndërsa për këtë ka qenë në shënjestër të mediave serbe shumë herë, duke e shpallur si pro shqiptare dhe lobiste të pavarësisë së Kosovës. Takimet të hënën në Beograd, vijnë pasi Pesidenti serb, Aleksander Vuçiq ka zhvilluar të dielën një bisede telefonike me presidentin rus, Putin, ku sipas njoftimit të vetë Vuciq, kishin biseduar edhe lidhur me Kosovën.
Vuçiq, gjithashtu u ka thënë mediave se me Presidentin rus janë marrë vesh për të nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për furnizimin e Serbisë me gazin rus me çmime të favorshme. Ai ka pranuar për mediet serbe, se të hënën dhe ditëve në vazhdim, Serbia do t’i nënshtrohet një trysnie të fuqishme për sa i përket politikës së jashtme. Ai theksoi se do të dëgjojë çfarë kanë për të thënë Viola von Cramon dhe zoti Varhelyi, sidomos ky i fundit, pasi ai është pjesë e politikave ekzekutive të Bashkimit Evropian si konfesioner për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian.
Vuçiq ka pranuar se ka presion të përditshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se Perëndimi po i kërkon që sa më parë të zgjidhë problemin me shqiptarët. Vuçiq theksoi se “Bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të insistojë në qëndrimin se rasti i Kosovës është ”sui generis” dhe se “Perëndimi po synon ta detyrojë Serbinë të arrijë marrëveshje me shqiptarët për njohjen e pavarësisë e Kosovës”.
Të tjera
-
Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë kundër marrëve...
-
Çfarë po ndodh? NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore
Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e ...
-
Osmani udhëton për në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretër...
-
Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të bëjë homazhe në përvjetorin e m...
-
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit
Të hënën për një darkë pune u takuan kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe k...
-
Nënsekretarja e Shtetit viziton Kosovën, do të takojë Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit Amerikan për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, gjat...
-
Nënkryetarja e PDK-së: Po shohim një rivalitet apo përçarje në mes të Kurtit dhe Osmanit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, tha se preside...
-
25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit`
06:38 / 14.05.2024 25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` RT...
-
Inaugurohen objektet e renovuara të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Intensive
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ...
-
25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese krimi...
-
Moti vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban moti vranët dhe me...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...