Sport

Varane rinovon kontratën, falënderon Zidanin

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 28 September 2017

Varane e ka falënderuar Zidanen për gjitha arritjet në karrierën e deritanishme.

Mbrojtësi francez, Raphael Varane, beson se Zinedine Zidane është çelësi kryesor që ai vazhdon të jetë në Real Madrid dhe që rinovoi kontratën me “Los Blancos”.

Varane ka hedhur të bardhën mbi të zezë gjatë ditës së sotme, që do ta mbajë në Madrid deri në qershor të 2022.

“Zidane ka qenë njeriu kryesor që unë kam ardhur këtu dhe tani ai është trajner që më ndihmon çdo ditë”, u shpreh Varane.

-Advertisement-

“Dua ta falënderoj për mbështetjen dhe besimin e tij. Ai më jep gjithnjë këshilla dhe është person që e respektojmë dhe dëgjojmë sa herë që flet”.

“Kam mësuar shumë në këtë klub. Çdo sezon është një sfidë e re dhe tani jam lojtar më i kompletuar”, theksoi mes tjerash francezi. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera