Lajme

Valon Syla publikon intervistën e Kurtit pas rënies së Jasharajve — “Nuk do ta kapja kurrë armën me dorë”

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 12 October 2021

Valon Syla publikon intervistën e Kurtit pas rënies së Jasharajve — “Nuk do ta kapja kurrë armën me dorë”

Gazetari Valon Syla, ka publikuar një intervistë të vjetër kryeministrit Albin Kurti, për mediat e huaja menjëherë pas rënies heroike të Jasharajve në Prekaz. Në këtë video, Kurti thotë se kurrë pushkën nuk do ta kapë në dorë.

Syla në një postim në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është një gënjeshtar i madh.

-Advertisement-

“Albin Kurti është rrenc i madh. Follirant… Për pos kësaj është i regjistruar edhe si veteran i rrejshëm, me ndihmën e do komandatave klloshar.. Pak pas rënies heroike të Jasharajve, në flakë të luftës, dëgjone me vesh të juaj, e me sy këtë video, qysh ka bo be, që kurr pushkën në dorë se kap… sot thotë pyetni komandantat a kam qenë në UÇK”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera