Sport

Valon Berisha drejt një rekordi në Ligën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 15 March 2018

Ekipi Red Bull Salzburg sonte pret Borussia Dortmundin në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Europa Ligës, në atë që mund të jetë ndeshje historike për ekipin nga qyteti i vogël austriak.

Në fakt Red Bulli nga ndeshja e parë ka epërsi 2:1 me golat që i shënoi Valon Berisha, lojtari i kombëtares së Kosovës, i cili bashkë ekipin e tij po shkojnë drejt dy arritjeve shumë të rëndësishme, një prej të cilave paraqet rekord në Europa Ligë, raporton Insporti, bazuar ne statistikat e UEFA-s.Red Bull Salzburgu mund të bëhet ekipi i parë austriak që plasohet ndër tetë ekipet më të mira, që kur kjo garë mban këtë emër dhe ka këtë format.

Po ashtu ky ekip është në seri fenomenale prej 18 ndeshjeve pa humbje në Europa League (11 fitore dhe 7 barazime) dhe nuk kanë humbur në Europa League që nga xhiroja e tretë e grupeve në sezonin e kaluar kur Nice i kishte mundur 1:0.

-Advertisement-

Ky është bilanci më i mirë i këtij ekipi dhe është vetëm tri ndeshje larg rekordit që e mban ekipi i Ajaxit, që kishte varguar 21 ndeshje pa humbje në garat evropiane, në periudhën shtator 1994 – prill 1996. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, Ajaxi kishte fituar edhe titullin e fundit evropian në histori të klubit, Ligën e Kampionëve më 1995.

Salzburgu këtë sezon po ashtu e ka përfunduar fazën e grupeve me vetëm një gol të pësuar, diçka që në Europa League më herët e kishte arritur vetëm Stanrd Liege para 15 vjetëve.

Ekipet me seritë më të gjata pa humbje në garat evropiane:

21= Ajax (14 Shtator 1994–3 Prill 1996)

18= Ajax (18 Shtator 1991–3 Mars 1993)

18= Juventus (29 Korrik 2010–2 Prill 2013)

18= Lazio (17 Shtator 1998–29 Shkurt 2000)

18= Salzburg* (3 November 2016–)

17= Borussia Mönchengladbach (2 Tetor 1974–15 Shtator 1977)

17= Borussia Mönchengladbach (13 Shtator 1978–12 Dhjetor 1979

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera