Sport

Valmir Nafiu sërish bëhet pjesë e skuadrës kuqezi

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 23 July 2018

Përforcimi i ri i Shkëndijës, Valmir Nafiu nuk fsheh kënaqësinë që pas shtatë viteve sërish bëhet pjesë e skuadrës kuqezi, shkruan GazetaFokus.

Sulmuesi 24 vjeçar pas firmosjes së kontratës që e lidh me kuqezinjtë deri verën e vitit 2020, në prononcimin e parë për kanalin e klubit me entuziazëm potencoi se ndjehet i lumtur që kthehet në skuadrën ku ka bërë hapat e parë si futbollist.


E kam ditur gjithmonë se një ditë do të kthehem te klubi i zemrës Shkëndija. Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu“, u shpreh Valmir Nafiu menjëherë pasi zyrtarizoi marrëveshjen dy vjeçare.
Është interesat fakti se largimi im në vitin 2011 ishte kur Shkëndija doli kampione, ndërsa tani kthehem dhe sërish e njejta situatë, Shkëndija përsëri kampione por në nivele shumë më të larta“, tha Nafiu duke dhënë në fund një premtim për tifozerinë kuqezi e cila thotë se e motivon tej mase dhe se i ka munguar gjithë këtë periudhë.

-Advertisement-

“E kam ndjekur thuajse çdo ndeshje Shkëndijën dhe është kënaqësi të luash duke patur pas vetes tifozët e flaktë si që janë ‘Ballistët’ që mbështesin ekipin në çdo ndeshje. Tani që jam këtu premtoj se do të jap më të mirën nga vetja për të realizuar objektivat“.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera