Rozë

Valdrin Sahiti tregon: Pas 8 muajve do të jem baba

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 26 October 2017

Një muaj më parë, stilisti Valdrin Sahiti kurorëzoi dashurinë e tij me Editën në një ceremoni të ngushtë në Las Vegas.

Pak ditë pas dasmës filluan të qarkullojnë fjalë se Edita ishte shtatzënë. Pikërisht këtë konfirmoi me gojën e tij Valdrini sot, i ftuar në emisionin e pasdites në Klan.

Pyetjes së drejtpërdrejtë ai iu përgjigj me një përgjigje të drejtpërdrejtë.

-Advertisement-

“Nuk ka kuptim ta fshehim,” tha ai. “Herët a vonë merret vesh”.

Edita është vetëm një muajshe shtatzënë dhe me pak llogari nëpërtë, ekziston mundësia që gjithçka të ketë ndodhur natën e parë të martesës.

Nëna e Valdrinit është shumë e lumtur për foshnjën që do të vijë në jetë dhe po u qëndron pranë me këshillat që vetëm ajo mund t’u japë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera