Vajza e dëshmorit Lec Gradica: Nuk kërkojmë privilegj, duam drejtësi për çlirimtarët
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 01 October 2026
Në protestën me moton “Jo në emrin tim”, të mbajtur kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur edhe Lavdie Gradica, vajza e mjekut të rënë në luftë, Dr. Lec Gradica.
Në fjalimin e saj, ajo kujtoi kontributin e babait në trajtimin e të plagosurve dhe themelimin e Spitalit Ushtarak të Gradicës gjatë vitit 1998.
“Sa krenare ndihem të flas para jush për pjesën më të lavdishme të historisë sonë, po aq dhimbje ndiej që, kaq vite pas luftës së lavdishme të UÇK-së, si popull ende po orvatemi t’i dëshmojmë botës se bijtë dhe bijat e kësaj toke, të cilët morën armët në dorë për të mbrojtur tokat tona, për të mbrojtur jetët tona dhe për të na sjellë lirinë, janë të pafajshëm. Liria është e drejta themelore e çdo njeriu në botë, ndërsa ne shqiptarët u desh ta paguanim shtrenjtë, me gjak e mund, brez pas brezi.”
Gradica tha se babai i saj iu përgjigj thirrjes së atdheut që në ilegalitet, duke vënë profesionin në shërbim të ushtarëve të UÇK-së dhe popullsisë civile.
Ajo kujtoi se në pranverën e vitit 1998, prindërit e saj qëndronin në Gradicë, ku ndihmonin të plagosurit dhe banorët e zonës, pavarësisht rreziqeve.
“Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij. Edhe babi, si shumë liridashës dhe si mantelbardhë, iu përgjigj kushtrimit të atdheut qysh në ilegalitet, pa iu trembur syri. Babi, duke parë se nevojat shtoheshin dita-ditës, mori përsipër dhe e themeloi Spitalin Ushtarak të Gradicës, spital në të cilin u shëruan shumë plagë lirie.”
Sipas rrëfimit të saj, Lec Gradica vazhdoi shërbimin në malet e Qyqavicës deri më 24 shtator 1998, kur ra në luftë.
Ajo foli edhe për nënën, të cilën e përshkroi si frymëzim për familjen, duke kujtuar se gjatë luftës ajo humbi bashkëshortin dhe babanë, të dy dëshmorë.
“Unë jam rritur me mungesën dhe dhimbjen e një familjeje që humbi figurën atërore. Por jam rritur edhe me krenarinë se ai zgjodhi të ishte aty ku Kosova kishte më së shumti nevojë për të. Prandaj sot nuk mund të hesht. Sepse babai im nuk dha jetën që ne të heshtim. Ai dha jetën për një Kosovë ku e vërteta të mos frikësohet, ku drejtësia të mos ketë standarde të dyfishta dhe ku sakrifica e atyre që luftuan për lirinë të mos barazohet me krimin e gjenocidin.”
Duke folur për aktgjykimin në Hagë, Gradica tha se familjet e dëshmorëve nuk do të pranojnë që, sipas saj, historia e luftës së UÇK-së të shtrembërohet. Ajo shprehu respekt për drejtësinë, por kërkoi që ajo të zbatohet në mënyrë të drejtë.
“Duke parë që sot në Hagë janë dënuar njerëz që janë pjesë e historisë së luftës sonë të UÇK-së, ne nuk do të lejojmë që ky aktgjykim të validohet e kjo histori të rishkruhet e as të shtrembërohet. Ne e respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet të jetë e drejtë. Sot, nga ky shesh, dua t’u them atyre që janë në Hagë: ju nuk jeni vetëm. Pas jush janë familjet e atyre që u flijuan, pas jush janë fëmijët që u rritën pa prindërit e tyre, pas jush janë mijëra njerëz dhe gjithë populli liridashës që e kujton luftën e UÇK-së dhe sakrificën ndër shekuj.”
Në përmbyllje, ajo theksoi se kërkesa e familjeve të dëshmorëve dhe e protestuesve është për drejtësi, jo për privilegje apo hakmarrje.
“Ne nuk kërkojmë privilegj. Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Në emër të dëshmorëve, për familjet tona dhe për ju që sot prisni drejtësinë në Hagë. Duam drejtësi për çlirimtarët! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun!”

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...






























