Vajza 4-vjeçare bie nga kati i pestë, fqinjët e shpëtojnë mrekullisht duke e pritur me batanije
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 15 August 2026
Një ngjarje dramatike që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ka ndodhur në qytetin Lomza, në verilindje të Polonisë, ku një vajzë 4-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të një ndërtese. Falë reagimit të menjëhershëm të fqinjëve, e vogla ka shpëtuar mrekullisht.
Sipas raportimeve të mediave polake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, tre burra kanë reaguar brenda pak sekondash duke hapur një batanije poshtë pallatit, me anë të së cilës arritën ta prisnin fëmijën në momentin e rënies.
Shërbimet e emergjencës kishin marrë njoftim për një fëmijë që po qëndronte e varur në parmakët e ballkonit, por fqinjët ndërhynë para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje. Si rezultat i pritjes me batanije, e vogla i mbijetoi rënies duke pësuar vetëm disa mavijosje të lehta.
Zëdhënësja e policisë, Karolina Wojciekian, theksoi se falë veprimit të shpejtë të qytetarëve u shmang një tragjedi e madhe.
Njëri nga fqinjët që mori pjesë në shpëtim, Dariusz Plonski, përshkroi momentet e ankthit.
“Kur dola nga ndërtesa, dëgjova britmat e njerëzve. Pashë lart dhe pashë fëmijën, e cila ishte pothuajse e zhveshur, vetëm me një bluzë. Ajo po lëvizte nga njëra anë në tjetrën të parmakut. I bërtita të mos lëvizte, por nuk reagoi. Gjithçka ishte çështje sekondash. Kur pashë që u zhvendos, mezi patëm kohë të lëviznim batanijen në pozicionin e duhur që ajo të binte mbi të”, tha ai.
Sipas njoftimit të policisë, nëna e vajzës ishte në gjumë në banesë gjatë kohës që ndodhi incidenti, ndërsa babai i saj ndodhej jashtë vendit. Pas testimit nga autoritetet, nënës iu konstatua një nivel prej 0.7 promilë alkool në gjak. Nëse ajo akuzohet zyrtarisht për ekspozimin e fëmijës ndaj rrezikut për jetën apo lëndimeve të rënda, mund të përballet me një dënim deri në 5 vite burgim.

T� tjera
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...
-
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj...
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...






































