Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen, thonë studiuesit
Autori: Gazeta inFokus
22:18 | 14 May 2017
Ushtrimet fizike me intensitet të lartë mund të reduktojnë efektet e moshës në nivelin qelizor të njeriut dhe ta pakësojnë plaken me 9 vjet, thuhet në një studim.
“Fakti që je 40 vjeç nuk do të thotë se je 40 vjet biologjikisht”, thotë profesori i Universitetit Brigham Young, Larry Tucker.
“Të gjithë e dimë, se njerëzit mund të duken më të rinj se sa mosha e tyre e vërtetë. Sa më aktivë të jemi fizikisht, aq më pak na plaket trupi biologjikisht”, thotë profesori.
Studimi, i botuar në gazetën “Preventive Medicine” – Mjekësia Parandaluese, zbuloi se njerëzit me aktivitet të lartë fizik, kanë qeliza më të reja, bazuar tek matja e gjatësisë së telomereve të tyre.
Telomeret janë pjesa fundore proteinike e kromozomeve njerëzore, të cilat shkurtohen me kalimin e moshës, ngaqë sa herë që një qelizë riprodhohet, ajo shkurtohet. Ushtrimet fizike duket se e mënjanojnë këtë proces.
Tucker thotë se të rriturit që kryejnë shumë ushtrime fizike i kanë telomeret 9 vjet më të reja se sa njerëzit që nuk kryejnë ushtrime dhe 7 vjet më të reja se të personave që kryejnë ushtrime fizike në mënyrë të moderuar.
Për t’u konsideruar si individë shumë aktivë, gratë duhet të vrapojnë të paktën nga 30 minuta 5 herë në javë dhe burrat të vrapojnë nga 40 minuta 5 herë në javë.
“Nëse do të shohësh ndryshim në ngadalësimin e plakjes biologjike, pak ushtrime nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet stërvitje e rregullt fizike dhe me intensitet të lartë.”- thotë prof. Tucker.
Ai arriti në këtë përfundim pasi studioi të dhënat e 5,823 të rriturve, të cilët u përfshinë në studimin e Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, të Shëndetin Kombëtar dhe Studimit të Ushqyerjes, të cilat matën gjatësinë e telomereve të personave të përfshirë në studim. Shkencëtarët morën në konsideratë në këtë studim edhe nivelet e aktivitetit fizik të pjesëmarrësve.
Telomeret më të shkurtra u vunë re tek njerëzit që kishin një jetë sedentare; diferenca mes telomereve të tyre dhe të atyre që kryejnë ushtrime fizike me intensitet të ulët nuk ishte shumë e ndryshme.
Prof. Tucker tha se ende nuk dihen arsyet përse aktiviteti fizik parandalon shkurtimin e telomereve.
“Ne e dimë se aktiviteti fizik i vazhdueshëm ndihmon në pakësimin e vdekjeve dhe në zgjatjen e jetës dhe tani e dimë që pjesërisht ky avantazh mund të realizohet në saje të ruajtjes së gjatësisë së telomereve”, – tha ai.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































