UNESCO, zhvillohet me sukses Festivali i Dokumentarëve i Kinës

Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 03 December 2022
Më 3 dhjetor, Grupi Mediatik i Kinës CMG së bashku me UNESCO-n, zhvilluan Festivalin e Dokumentarëve të Kinës në selinë e UNESCO-s. Synimi i këtij aktiviteti është që të promovohet koncepti i fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe modernizimi i stilit kinez. Kjo është hera e parë që ky festival futet në organizatën ndërkombëtare me mbi 50 dokumentarë.
Në këtë aktivitet, dokumentari i kanalit mediatik pranë CMG-së, CGTN me titullin “Gjurma e Karbonit e Njerëzimit” shikohet për herë të parë nga publiku. Në këtë dokumentar tregohet historia e kinezëve në “nxitjen e zhvillimit të gjelbër dhe nxitjen e bashkëjetesës harmonike mes njeriut dhe natyrës”, duke shpjeguar dëshirën e Kinës për ndarjen e shanseve të zhvillimit me tërë botën. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 400 të ftuar, mes të cilëve diplomatë nga vendet anëtare të UNESCO-s si dhe përfaqësues nga të gjitha sferat të ndryshme të jetës në Francë.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong gjatë fjalës së tij tha se kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka vënë në dukje në 2014-ën se “ne duhet të kërkojmë mençuri dhe nxjerrim ushqim nga qytetërimet e ndryshme për t’u ofruar njerëzve mbështetje shpirtërore dhe lehtësi mendore, me synimin e zgjidhjes së sfidave të ndryshme me të cilat përballet njerëzimi”.
“CMG-ja do të bashkojë duart me miqtë brenda dhe jashtë Kinës dhe, përmes dokumentarëve, do të lidhë ngushë komunitetin e fateve të përbashkëta të njerëzimit, për të injektuar më shumë besim dhe energji për këtë planet drejt një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin.” – përfundoi drejtori i CMG-së. (Jiang Lei)

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...