Lajme

ULET NAFTA, RRITET ARI/ Sulmi i Iranit ndaj Izraelit ndikon tregjet financiare

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 April 2024

Sulmi i Iranit në Izrael këtë fundjave pati ndikim edhe tek çmimi i naftës.

Mediet raportojnë se të hënën në mëngjes Nafta e papërpunuar tregtohet afër 90 dollarë për fuçi. Tregjet e aksioneve në rajonin Azi-Paqësor ranë, çmimet e arit u rritën.

Çmimet e naftës ranë të hënën pas sulmit të Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit gjatë fundjavës.

-Advertisement-

Nafta e papërpunuar Brent, një pikë referimi kyç për çmimet e naftës në nivel ndërkombëtar – ishte më e ulët, por ende tregtohet afër 90 dollarë për fuçi të hënën në mëngjes.

Çmimet ishin rritur në pritje të veprimeve nga Irani, me naftën bruto Brent që i afrohej nivelit më të lartë gjashtëmujor javën e kaluar.

Analistët thanë se tregjet do të kërkojnë të shohin se si konflikti mund të ndikojë në zinxhirët e furnizimit global.

Ekspertët vlerësojnë se rënia e çmimit të naftës do të thotë “qartë, tregu i naftës nuk sheh nevojën për të faktorizuar ndonjë kërcënim shtesë për furnizimin në këtë pikë”.

Luhatjet e çmimit të naftës mund të shkaktojnë efekte zinxhir në të gjithë botën për shkak se vende janë të varura nga importi

Çmimet e karburantit dhe energjisë kanë qenë një shtytës kryesor pas kostos më të lartë të jetesës në mbarë botën në dy vitet e fundit.

Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, dhe anëtari i tretë më i madh i kartelit të prodhuesve të naftës OPEC.

Analistët thonë se një çështje kyçe për çmimin e naftës në vazhdim është nëse do të ndikohet transporti përmes Ngushticës së Hormuzit ku kalon rreth 20% e furnizimit të përgjithshëm botë.

Ndërsa çmimet e naftës ranë pak, çmimi i arit u rrit, për të qëndruar pranë niveleve rekord, duke u tregtuar afër 2,400 dollarë për ons.

Ari shpesh shihet si një investim i sigurt në kohë pasigurie dhe u rrit ndjeshëm përpara fundjavës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera