Sport

Ukrainë/ Përleshje mes tifozëve, mbi 50 të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 02 November 2017

Tensionet ishin të larta në Kharkiv të Ukrainës ku u zhvillua ndeshja e Champions League mes Shakhtarit dhe Feyenoordit.

Tifozët e të dyja skuadrave u përleshën mes tyre në një bar të qytetit që solli edhe ndërhyrjen e policisë.

Sipas raportit të publikuar nga kjo e fundit mbi 50 persona u vijnë në pranga pas këtij sherri të madh, nga të cilët 40 janë holandezë.

-Advertisement-

Zënka mes tifozerive të të dyja skuadrave shkaktoi dëme të mëdha në ambientet e brendshme të barit dhe xhamat e dritareve u thyen plotësisht.

Nuk është hera e parë që tifozët holandezë të Feyenoordit përfshihen në incidentet të dhunshme në evenimentet e rëndësishme evropiane.

Në vitin 2015, 23 tifozë të kësaj skuadre u arrestuan në Romë dhe 19 të tjerë u vunë nën akuzë për dhunën e shfaqur në kryeqytetit italian përpara ndeshjes me skuadrën e Romës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera