Ukraina mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 06 December 2022
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur goditur rrjetin elektrik të Ukrainës, miliona ukrainas kanë mbetur në terr.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nga këto sulme janë prekur shumë rajone, dhe paralajmëroi gjithashtu se rreth gjysma e Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim.
Ai tha se inxhinierët veçse kanë nisur punën për të riparuar linjat elektrike të goditura nga sulmet.
Deri tani nuk janë raportuar viktima.
Ndërsa katër persona u vranë në sulmet e së hënës.
Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ignat, i tha Radios Evropa e Lirë se më 5 dhjetor mbrojtja ajrore ka arritur të godasë mbi 60 nga 70 raketat e lëshuara.
Ai tha se 38 raketa u lëshuan nga bombarduesit Tu-95, që gjenden të stacionuar në rajonin e Detit Kaspik dhe në rajonin jugor rus të Rostovit. Ky rajon gjendet në kufirin lindor të Ukrainës. Ndërkaq, 22 raketa të llojit Kalibr, sipas tij, u lëshuan nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.
Në fund të nëntorit Zelensky tha se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit.
Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta./REL

Të tjera
-
Arifi: Nëse do të ishte votuar sot Qeveria, do të ishte kundërkushtetuese
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi sot për shkak se nuk u ...
-
Kamioni godet murin e një shtëpie në Taslixhe, sekondat shpëtojnë jetë
Mbeturinat qenë shkas i një tragjedie që u evitua për pak sekonda. Shtëpia...
-
Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?
A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nga funk...
-
Moti për të mërkurën: Shumë ngrohtë, maksimalet deri në 26C
Mot shumë i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet ditën e mërkurë të mbr...
-
Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale
Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara...
-
Avokati Arianit Koci paralajmëron se do t’i futet politikës: A më përkrahni?
Avokati Arianit Koci po mendon që t’i futet politikës. Në një postim në Fa...
-
Kryeziu: Bllokada aktuale nuk është juridike as kushtetuese – është politike
Seanca e parlamentit të porsazgjedhur të Kosovës u anulua të martën pasi dësh...
-
“4 vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë” – krejt ‘pazaret’ që u shkëmbyen në seancën e sotme të Kuvendit
Anipse u ndërpre, mesazhe të shumta pati gjatë atyre minutave sa zgjati seanc...
-
Visar Azemi: Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reagua...
-
Administrata e Trumpit mund të mbyllë 30 ambasada dhe konsullata të huaja
Administrata Trump po shqyrton mundësinë e mbylljes së gati 30 ambasadave dhe...
-
“Pas 60 ditëve shkojmë në zgjedhje…” – Çka thotë Kushtetuta nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari?
Ish-gjyqtari, Kadri Kryeziu thotë se situata aktuale rreth konstituimit të pa...
-
Mustafa ironizon me Muratin: Dorëheqje paradite, akt nënligjor pasdite
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, k...