Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 20 September 2024
NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mori pjesë Ukraina për herë të parë, me qëllim të mësuar urgjentisht nga zhvillimi i hovshëm dhe përdorimi i skajshëm i dronëve – mjeteve pa pilot – në luftën në Ukrainë.
Në këto stërvitje, të mbajtura në një bazë ushtarake në Holandë, morën pjesë më shumë se 20 shtete dhe rreth 50 kompani, të cilat testuan sistemet e teknologjisë më të fundit për vërejtjen dhe rrëzimin e dronëve.
Stërvitjet 11-ditore përfunduan me një ushtrim për vërejtjen dhe rrëzimin e dronëve në një javë kur rolin i tyre vendimtar në luftën në Ukrainë u dëshmua përsëri.
Të mërkurën, një sulm i madh ukrainas me dronë e shkaktoi një shpërthim të përmasave të një tërmeti në një depo të madhe të armëve në Rusi. Të nesërmen, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska e ka rritur prodhimin e dronëve në gati 1.4 milion këtë vit.
Rritja e përdorimit të dronëve në luftë – për t’i shkatërruar objektivat dhe për ta vëzhguar fushëbetejën – e ka nxitur NATO-n ta kthejë përqendrimin kah kërcënimi që dronët mund ta përbëjnë për aleancën.
“NATO e merr shumë, shumë seriozisht këtë kërcënim”, tha Matt Roper, shef i Qendrës së Përbashkët të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në agjencinë teknologjike të aleancës.
“Kjo nuk është diçka të cilën ne duhet ta shpërfillim”, tha ai në zonën e stërvitjeve në lindje të Holandës.
Ekspertët kanë paralajmëruar NATO-n se ajo duhet të kapë hapin shpejt në kohën me dronët e luftës.
“NATO-ja ka shumë pak dronë për luftë të intensitetit të lartë kundër një armiku”, thuhet në një raport nga Qendra Evropiane për Analiza Politike nga shtatori i kaluar.
“Ajo do të përballej me sfida shumë të mëdha për t’i përdorur dronët që ka në një mjedis të kontestuar”, sipas saj./REL/
Të tjera
-
Roja Bregdetare do të forcojë patrullimet në ujërat territoriale në Huangyan Dao
Qeveria kineze përcaktoi dhe njoftoi vijat bazë të ujërave territoriale ngjit...
-
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësohet nga Xhavit Haliti
Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Pejës, ka vendosur që t’i falë perso...
-
Haradinaj: S’jam në dashni të madhe me PDK as me LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për ...
-
Polici u qëllua gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’
Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehm...
-
Detaje nga plagosja në Fushë Kosovë/PAMJE
Një person është plagosur në Fushë Kosovë. Kjo është konfirmuar për Infoku...
-
Bitcoin arrin për herë të parë vlerën e 80 mijë dollarëve
Bitcoin po i afrohet vlerës së 80 mijë dollarëve për herë të parë, e rritur n...
-
Kurti takohet me studentë shqiptarë në Gjermani, iu flet për “progresin dhe zhvillimin e vendit”
Kryeministri Kurti bashkë me ministren Gërvalla sot kanë takuar studentë nga ...
-
KFOR dhe Policia e Kosovës patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarë letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëh...
-
LAJMI I FUNDIT: Plagosje në Fushë Kosovë
Një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Sipas burimeve të Gazetës Infokus...
-
Rukiqi qesh me Muratin: Të hyrat tatimore janë rritur në kurriz të qytetarëve që kanë paguar çmime me të larta
Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, rre...
-
Haradinaj nderon të rënët britanikë që nga lufta e parë botërore
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka...
-
Murati thotë se për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore gjatë 4 viteve
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjed...