Ukraina do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare në OKB për formulën e saj për paqe
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 13 January 2023
Zëvendës ministrja e jashtme ukrainase tha të enjten se Kievi do të përpiqet për miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku do të mishërohet formula prej 10-pikash e Presidentit Volodymyr Zelensky.
“Udhëheqësit ukrainas vendosën se prioriteti numër një që do të shqyrtohet në muajin shkurt është rezoluta kushtuar formulës së paqes”, u tha gazetarëve Emine Dzhaparova, pasi ndoqi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për funksionimin e shtetit ligjor.
Më 24 shkurt mbushet një vit që kur Presidenti rus Vladimir Putin nisi sulmin frontal ndaj Ukrainës.
Gjatë takimit të G20-ës në nëntor, Presidenti ukrainas Zelensky iu drejtua pjesëmarrësve me video dhe prezantoi vizionin e tij prej 10 pikash për t’i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj vendit të tij.
Ndër pikat e paraqitura përfshihej tërheqja e forcave ruse dhe ndalja e luftimeve, si dhe siguria bërthamore, ushqimore dhe energjitike, lirimi i të burgosurve të luftës dhe i personave të deportuar.
“Ambasadori Kyslytsya do të punojë tashmë për të arritur shqyrtimin e kësaj rezolute, pasi mund të bëjmë thirrje për një sesion të posaçëm për miratimin e saj”, tha zonja Dzhaparova.
Ajo theksoi se formula për paqe është një bazë për diskutime, por nuk do të thotë se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje që do të ishte kundër interesave të tij.
“Jemi shumë të angazhuar për një negocim për paqe që na sjell vetëm një rezultat: integritet territorial, sovranitet, paqe për njerëzit tanë”, tha ajo. “Por, siç ka thënë vazhdimisht presidenti im, nuk do të shkëmbejmë asnjë centimetër nga toka ukrainase, dhe pa nxjerrë nga Ukraina ushtrinë ruse, ne nuk do të diskutojmë për negociata paqeje”, tha ajo.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë megjithatë se zyrtarët e Kremlinit do të refuzojnë të përdorin formulën e presidentit ukrainas si bazë për negociata, dhe e quajti synimin e Kievit për ta larguar Rusinë nga Ukraina lindore dhe nga Krimea “një iluzion”.
Kremlini njoftoi më 5 janar se Presidenti rus Putin i ka thënë Presidentit turk Tayyip Erdogan se Moska do të ishte gati për bisedime paqeje vetëm me kushtin që Ukraina “të ketë parasysh realitetin e ri territorial”, një referencë kjo për një njohje nga Kievi të territoreve të aneksuara.
Zonja Dzhaparova tha se Ukraina do të kërkojë këtë vit gjithashtu një rezolutë të dytë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për krijimin e një tribunali të posaçëm për të mbajtur përgjegjës udhëheqësit rusë për sulmin dhe krimin e agresionit.
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë po heton tashmë për krime të mundshme lufte dhe krime ndaj njerëzimit të kryera në territorin ukrainas që kur filloi sulmi i forcave ruse./VOA
Të tjera
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...
-
Mesazhet që implikojnë direkt Albin Kurtin në aferat e KEK
Disa biseda mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvan...
-
Haradinaj nga Drenasi: Koha me ia kthy të mirat Drenicës
Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradina...
-
Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
U jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj, në fsh...
-
Kritika për luks te bizhuteritë e shtrenjta: Haxhiu me aksesor prej 9 mijë eurosh
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shfaqur së fundmi me një akses...
-
Ky është kandidati për deputet nga diaspora, i cili po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët
Në çdo hap që ka marrë, Shahin Dervishaj, ka dëshmuar se sfidat nuk janë asnj...
-
Tragjedia në Jabllanicë s’e pikëlloi Kurtin, mbrëmë festonte në një klub
Ngjarja tragjike që ndodhi në Jabllanicë, ku humbën jetën tre të rinj duket s...