Lajme

Xhafer Gashi: Obiliqi po e shkruan historinë e fitores, LDK është forca e ndryshimit

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 03 Shkurt 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi ka publikuar pammje të një tubimi masiv në komunën e Obiliqit ku njëherish është edhe kryetar.

Gashi ka thënë se Obiliqi po e shkruan historinë e fitores duke dëshmuar se LDK-ja është forca e ndryshimit.

Ai ka falenderuar qytetarët e kësaj komune për përkrahjen e jashtëzakonshme derisa ka shtuar se entuziazmi i tillë është mesazhi më i qartë për datën e zgjedhjeve me 9 shkurt.

-Advertisement-

Numri 11 i LDK-së po ashtu ka renditur disa nga premtimet për Obilqin.

Njoftimi i plotë:

Obiliqi po e shkruan historinë e fitores

Sonte, mijëra qytetarë u bashkuan në këtë tubim madhështor, duke dëshmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është forca e ndryshimit!

Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Ky entuziazëm është mesazhi më i qartë se më 9 shkurt, Kosova do të ecë përpara me LDK-në dhe Dr. Lumir Abdixhikun si Kryeministër.

LDK-ja po rikthehet tek vlerat e saj të vërteta!

Jemi të bashkuar rreth vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sepse Kosova ka nevojë për LDK-në më shumë se kurrë!

Ngrohje qendrore për Obiliqin, për një jetë më të mirë!

Mjedis i pastër dhe zhvillim ekonomik, për një të ardhme të sigurt!

Një qeveri e përgjegjshme me Dr. Lumir Abdixhikun në krye!

Më 9 shkurt, voto për ndryshimin!

Kosova meriton një qeveri që punon për ju!

Faleminderit, Obiliq!

Zoti e bekoftë Kosovën!

#LDK124

#LumirAbdixhiku01

#XhaferGashi11

#LindaBekteshi66

Xhafer Gashi

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy