Lajme

Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 03 February 2025

Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve të cilët të shtunen humbën jetën tragjikisht duke luajtur në një shtëpi të vjetër e cila u rrënua mbi ta.

Daut Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre fëmijëve duke thënë se thënë se fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur sot dhimbjen që po e ndan e gjithë Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

“Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer. Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës. 🌹🌹🌹” shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera