Lajme

Ujërat që shkarkohen nga Termocentralet në lumin Sitnicë nuk tejkalojnë parametrin e lejuar,

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 30 May 2017

Bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës për ujërat sipërfaqësorë dhe shkarkimet në rrjetin e kanalizimit,  ujërat e shkarkuara nga TC-Kosova-A dhe TC-Kosova-B jashtë KEK-ut,  janë në suaza  të kritereve të lejuara te vlerës së PH-së dhe nuk shkaktojn asnjë ndotje.

KEK-u,  nuk është në dijeni me aktivitetin e Avokatit të Popullit dhe qëllimin e kësaj vizite e cila ishte e pa koordinuar me zyrtarët përgjegjës të kësaj fushe të cilët monitorimin e ujërave të shkarkuara nga KEK-u, e bëjnë në vazhdimësi në mënyrë profesionale dhe gjendjen e raportojnë në institucionet relevante.   Sidoqoftë, për hir të informimit të drejt të opinionit,  jemi të obliguar që të sqarojmë se vendet e marrjes së mostrave të ujit (VM) të paraqitura nga Avokati Popullit nuk janë të qarta dhe të definuara dhe si të tilla nuk paraqesin realitetin e ujërave shkarkues nga KEK-u, në Lumin Sitnicë.

Se pari e shohim të arsyeshme të sqarohet konfuzioni parë gjeografik në deklaratën e Avokatit të Popullit.  Ujrat nga zbrazjet hidraulike të hirit nga Termocentralet zbrazen në një impiant që gjendet në Mirash e jo në fshatin Dardhishte! Më tej, në zonën e ndikimit të KEK-ut, veprojnë edhe kompani dhe operatorë të tjerë, prandaj edhe marrja e mostrave nuk dihet saktë ku është marrë dhe nga kush mund të jetë shkaktuar ndotja eventuale, natyrisht, nëse është e vërtetë.

-Advertisement-

Për më tepër , bazuar në legjislacion (ligjin nr: 04/147 për ujërat e Kosovës dhe UA nr: 30/2014) për shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe shkarkimet në rrjetin e kanalizimit, KEK-u, bënë monitorimin e rregullt të ujërave të shkarkuara nga aktivitetet vetanake duke analizuar parametrat fiziko-kimike dhe bakteriologjik të këtyre ujërave, përmes institucioneve të pavarura.

Si rrjedhojë, monitorimi i ujërave shkarkues në TC-A analizohet në 5 VM, prej te cilave dy janë në Lumin-Sitnica. Ndërsa, ujërat shkarkuese nga TC-B analizohen në 7 VM prej te cilave dy janë në Lumin-Sitnice.

Prandaj, ashtu siç mundë të shihet edhe në TAB-1, vlera e PH-së,  e ujërave grumbulluese të cilat shkarkohen në Lumin Sitnicë nga dy termocentralet nuk kanë tejkaluar kriterin e paraparë sipas ligjit (UA, nr: 30/2014).
Ndërsa, sa i përket ujërave që shkarkohen dhe grumbullohen në deponin e hirit (e të cilat gjendet brenda KEK-ut dhe nuk janë paraparë për shkarkim jashtë) parametrat e PH-së nuk janë relevante për vlerësimin e ndotjes së mjedisit, sepse kjo deponi konsiderohet si impiant grumbullues dhe përpunues i ujërave teknologjik që shkarkohen nga KEK-u.
Sidoqoftë, nga analizat kimiko- fizike të bëra në mostrën e ujit të mostruar në Lumin Sitnicë ( vend mostrimi: V1-Lismir), që ndodhet menjëherë pas deponisë së hirit shihet qartë që nuk ka tejkalim të  vlerës së PH-së, çka argumenton se nga baseni grumbullues i ujerave se deponisë së hirit nuk ka shkarkime të ujërave te ndotur ne lumin Sitnicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera