Sport

UEL: Prishtina – Europa

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 05 July 2018

Gjithçka është gati për ndeshjen kthyese të raundit preliminar të UEFA Evropa Ligës ndërmjet Prishtinës dhe Europa. Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan GazetaFokus.

Prishtina e ka rezultatin e favorshëm pas barazimit 1:1 në Gjibraltar dhe përveç çdo fitoreje i konvenon edhe barazimi pa gola 0:0.

Në listë për ndeshje janë 20 futbollistë, ndërsa 18 futbollistët në protokoll do të vendosen para ndeshjes, sikurse edhe 11-shi titullar.

-Advertisement-

Portierët: 12. Visar Bekaj, 1. Alban Muqiqi.

Mbrojtës: 88. Përparim Osmani, 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku, 6. Debatik Curri, 8. Ahmet Haliti, 3. Jamal Arago, 13. Abdul Bashiru.

Mesfushor: 21. Argjend Mustafa, 66. Ergyn Ahmeti, 10. Meriton Korenica, 15. Gauthier Mankenda, 77. Mergim Pefqeli, 7. Lorik Boshnjaku, 20. Qendrim Zyba.

Sulmues: 27. Ahmed Januzi, 19. Alen Jasharoski, 9. Basit Abdul Khalid dhe 17. Arbër Hoxha.

Gjyqtarët e ndeshjes janë: Ioannis Papadopoulos (kryesor), Ilias Alexead (ndihmës i parë), Konstantinos Nikolaidis (ndihmës i dytë) dhe Emmanouil Skoulas (i katërt).

Delegat i ndeshjes është David McDowell nga Sllovenia, mbikëqyrësi i gjyqtarëve Dushan Krchnak nga Sllovakia dhe personi përgjegjës për të dhënat e UEFA-s Egi Duro nga Shqipëria. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera