UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 21 February 2024
Risi absolute në Champions League që duke nisur nga sezoni 2024 -2025. UEFA ka prezantuar edhe zyrtarisht formatin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, nëpërmjet një aktiviteti në Milano, të drejtuar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm Giorgio Marcheti.
Duke dhënë detaje mbi formatin e ri, Marcheti tha se synimi është të ketë më shumë ndeshje, më shumë spektakël, më shumë rivalitet dhe natyrisht befasi.
Kështu me formatin e ri nuk do të ketë më një fazë me 8 grupe, por një grup i vetëm me 36 skuadra, si një mega kampionat me një fazë dhe me një klasifikim të vetëm, por ku ndryshe nga një kampionat i mirëfilltë nuk ndeshesh me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.
Një turne ku situata mund të jetë pezull për çdo skuadër deri në ndeshjen e fundit, duke evituar zbehjen e interesit në raundet finale. Pastaj natyrisht edhe me fazën e sfidave me eliminim të drejtpërdrejtë vjen më e bukura.
36 SKUADRAT
Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 36, me kampionatet më të rëndësishme që ashtu si aktualisht kanë nga 4 skuadra, por me një risi, pasi klasifikimi sezonal i UEFA-s do t’u dhurojë nga një skuadër më shumë dy kampionateve më të mira, aktualisht kryesohet nga Italia, që natyrisht do ta ketë të vështirë të mbajë të njëjtin pozicion deri vitin e ardhshëm.
SUPER GRUPI
Në grup, ku do të jenë të 36 skuadrat, çdo ekip do të luajë 8 ndeshje, ndryshe nga 6 që luan tani. Nuk do të ketë sfida me sistemin vajtje ardhje, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë që do të përcaktohen nga shorti që do të hidhet në gusht në Montecarlo. Në short 36 skuadrat do të ndahen në 4 vazo me nga 9 ekipe, në bazë të klasifikimit për klube, ku skuadrat kampione do të jenë në vazon e parë. Çdo skuadër do të shortohet nga dy kundërshtarë nga çdo vazo, me njërën prej të cilave do të përballet në shtëpi ndërsa me tjetrën në transfertë.
KLASIFIKIMI
Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e grupit, 8 skuadrat që do të jenë të parat në renditje kualifikohen direkt për në 1/8. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 16-in, do të përballen me ato nga vendi i 17-të deri në të 24-in, në playoff.
Tetë fitueset e play off do të bashkohen me 8 skuadrat që ishin renditur të parat, ndërsa 8 skuadrat humbëse eliminohen, ashtu si dhe ato që në grup ishin renditur nga vendi i 25-të në të 36-in. Një tjetër risi është se nuk do të ketë një kalim në Europa League si më parë për vendet e treta në grupe, pasi skuadrat që eliminohen janë direkt jashtë Kupave të Europës.
ELEMINIMI I DREJTËPËRDREJTË.
16 skuadrat e mbetura do të sfidohen pastaj në 1/8, çerekfinale, dhe gjysmëfinale me ndeshje vajtje-ardhje, deri në finalen unike, gjithmonë sipas një tabele me ndërthurje të përcaktuara që në fillim si në tenis. Do të ketë vetëm një short në Championsin e ri, ai i gushtit. Për skuadrën që shkon deri në finale do të ketë në total 15 ndeshje, 17 për ato që kalojnë nga play-offi.
KUPAT E TJERA
Sistemi revolucionarizon edhe Europa dhe Conference League, pasi dy turnetë do të kenë formulën e njëjtë me 36 skuadra dhe një grup të vetëm, por në Conference parashikohen vetëm 6 ndeshje dhe jo 8. Të paktën në letër, duket gjithçka më spektakolare!

T� tjera
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...
-
‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar
Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare. Në filli...
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete M...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...





























