Sport

UEFA harron Cristiano Ronaldo-n

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 08 December 2018

aqja zyrtare e UEFA-s bën një sondazh dhe harron të përfshijë aty një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë, është e qartë që është një gafë që nuk kalon pa vënë re.

Faqja zyrtare e qeverisë së futbollit në versionin francez postoi dje një sondazh ku pyeste tifozët: “Sot e ka radhën numri 7. Cilin numër 7 preferoni këtë sezon në Champions League?”

Problemi lind kur u hedh një sy kandidatëve që propozon UEFA: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano, Sterling e Ribéry.

-Advertisement-

Por UEFA cuditërisht nuk kishte përfshirë në sondazh Cristiano Ronaldon.

Megjithatë UEFA e kuptoi gafën dhe më vonë e fshiu fare sondazhin, por dëmi ishte bërë, lajmi ishte përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe revolta e tifozëve të shumtë të Ronaldos, apo Juventusit apo edhe tifozë që thjesht e kuptojnë vlerën e Ronaldos, vazhdon ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera