Sport

UEFA hap ‘kasafortën’: Kjo është shuma që do të fitojnë lojtarët pjesëmarrës në Nations League

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 26 June 2022

UEFA sapo ka komunikuar, bonuset që do të marrin klubet për lojtarët tyre që bëjnë pjesë në ekipet kombëtare për Nations League. Parashikohet një total prej 240 milionësh për të shpërndarë nga organi më i lartë evropian.

Nga këto, një shumë prej 100 milionë do të jetë për pjesëmarrjen në Nations League të edicionit 2020-2021, si ajo që është aktualisht në zhvillim dhe që përfundon në vitin 2023. Shuma tjetër prej 140 milonësh do të shpërndahet për ekipet finaliste të Kampionatit Europian të planifikuar për në verën e 2024.

Sa i përket mekanizmit të shpërndarjes, ai pothuajse nuk ndryshon në krahasim me edicionin e mëparshëm. 100 milionët do të jenë për 340 ndeshjeve të dy edicioneve që UEFA ka organizuar deri tani në Nations League, si në fazën kualifikuese deri në finale.

-Advertisement-

Pas përllogaritjeve, sipas disa kritereve të përcaktuara nga ‘qeveria’ e futbollit europian, bonusi për ndeshjet e Nations League do të jetë 3659 euro në ditë për çdo lojtar. Miqësoret që skuadrat mund të luajnë në periudhën 2020-2024, paralelisht me Nations League, nuk përfshihen në këtë shpërblim të UEFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera