Sport

UEFA hap hetim për Cristiano Ronaldo-n

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 18 March 2019

UEFA ka hapur hetim për veprimin e Cristiano Ronaldo-s në ndeshjen e kthimit mes Juventus dhe Atletico Madrid për Champions League. Sulmuesi portugez imitoi veprimin e Diego Simeone, i cili u gjobit me 20 mijë euro.

Vendimi për këtë rast do të jepet me 21 mars, sipas njoftimit të UEFA-s. Me të gjitha gjasat për sulmuesin portugez do të ketë një gjobë financiare, ashtu siç ndodhi me Simeone, pavarësisht kërkesës së klubit spanjoll që kërkuan përjashtimin për një ndeshje të CR7.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera