Sport

UEFA gati ta ndryshoj sistemin e Ligës së Kampionëve: Nuk do ketë më grupe, ja rregullat e reja

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 02 December 2020

Duket se Liga e Kampionëve do të ndryshojë shumë në të ardhmen pasi që UEFA po përgatitet të bëjë gati “Sistemin Zvicerian” në dy javët e ardhshme, transmeton Gazeta Olle.

Një raport i “The Times” të mërkuren zbulon se si UEFA dëshiron që t’i vendos klubet e mëdha në më shumë ndeshje kundër njëra tjetrës duke shtuar kështu të ardhurat dhe duke eleminuar mundësitë për krijimin e ndonjë “Superlige”.

UEFA po diskutojnë planet që do të ndryshonin strukturën e fazës së grupeve në një fazë që i sjell secilës skuadër 10 ndeshje kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm.

-Advertisement-

Do jenë përsëri 32 ose 36 ekipe garuese të cilat do të luajnë 10 ndeshje që ia cakton shorti, teksa pikët e secilës do të futen në një tabelë.

16 skuadrat e para me pikë në tabelë pas 10 ndeshjeve do të kualifikohen në raundin tjetër e më pas gjithçka do jetë e njejtë siç është dhe tani, vetëm se nuk do ketë short dhe vendi i parë i tabelës ndeshet me atë të 16-tin, i dyti me të 15-tin e kështu me radhë.

UEFA po planifikon që ta përdorë këtë sistem qysh nga viti 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera