Lajme

“Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, Çitaku pas ndryshimit të masës së sigurisë për Pantiqin

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 28 December 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas ndryshimit të masës së sigurisë për Dejan Pantiqin, ku ka quajtur amatera pushtetin.

Në një postim në Facebook, Çitaku thotë se “betejat për të cilat nuk ke dije, guxim e vendosshmëri për t’i shkuar deri në fund, më mirë është mos me i nisë fare”.

Tutje ajo shkruan se udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh.

-Advertisement-

Statusi i plotë:

Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare.

Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera