“U zhgënjeva dhe u çudita”, Christopher Hill për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
22:28 | 21 September 2026
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, sërish ka reaguar lidhur me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hill ka qenë i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën dhe njëkohësisht dëshmitar në procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë ekskluzive nga SHBA për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Hill ka thënë se është zhgënjyer dhe është çuditur nga vendimi për dënimin me 81 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa u ndal te dëshmia e tij në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Reagimi im i parë, me sinqeritet, mund t’ju them, është se është e vështirë të parashikosh se cili do të ishte vendimi. Kur e dëgjova këtë dënim me 25 vite, u çudita dhe isha shumë i zhgënjyer. Kisha folur në mbrojtje të zotit Thaçi te Tribunali në Hagë dhe, sipas këndvështrimit tim, ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe po përpiqej të gjente një mënyrë paqësore për luftën.
Kam qenë shumë i zhgënjyer nga lajmi i dënimit. Sigurisht, ky është një vendim gjykate dhe diplomatët e kanë të kufizuar të flasin. Duhet të presim avokatët.
Sipas këndvështrimit tim të asaj kohe, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga ç’thonin vetë anëtarët e saj, por ishte ideja që ajo donte të prezantohej si mirëorganizuar. Ideja se ata ishin të mirëintegruar nga pjesa e poshtme te pjesa e sipërme, ky këndvështrim mua s’më ka bindur asnjëherë.
Gjithsesi, puna ime ishte të gjenim ndonjë mënyrë të gjenim paqe, për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe për të ecur përpara.”, ka deklaruar Hill.

T� tjera
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identif...
-
Sorensen takon Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë...
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...



































